Humbin jetën 15 persona nga vërshimet
07 korrik 2018
| 13:38
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në jugpërndim të Japonisë të shtunën, duke lënë të vdekur 15 persona dhe më shumë se 50 të tjerë të zhdukur.
Agjencia e lajmeve japoneze Kyodo, raportoi viktima të tjera në Hiroshima, një nga ta fëmijë që ishte kapluar nga vërshimi.
Në mesin e të zhdukurve janë 5 persona që mbetën nën gërmadhat e shtëpisë së rrënuar. Një grua u gjend e vdekur në katin e dytë të shtëpisë e goditur nga vërshimi ndërsa zonat e tjera janë duke u evakuuar.