Humbin jetën 7 persona në Francë, shkak stuhitë

15 tetor 2018 | 17:01

Mot i keq ka vazhduar të mbretëroj jugut Francës, ku të paktën 7 persona kanë humbur jetën prej stuhive të fuqishme të përplasura mbi rajon dhe vërshimit e ujërave.

Më e goditura ka qenë zona Aude, e cila nuk kishte parë nivel të tillë të lumit të saj prej më shumë se 100 vjetësh.

Vetëm brenda një nate, zjarrfikësit i janë përgjigjur më shumë se 250 telefonave për ndihmë, ndërsa metereologët kanë bërë një bilanc të reshjeve, duke sqaruar se në Carcassonne kishte rënë 160 deri në 180 mm shi.

Të gjitha rrugët që çojnë në veriun e destinacionit të njohur turistik janë të pakalueshme, ndërsa shkollat janë mbyllur për një periudhë të pacaktuar.

Banorët në zonat më të prekura janë këshilluar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa edhe në Trebes, ujërat e përmbytjeve preken nivele dramatike duke mbërritur deri në 7 metra.

Një prej viktimave ishte një grua, e cila u rrëmbye nga vërshimi i pafrenueshëm i ujit. Kryeministri francez Edouard Philippe, ka njoftuar se do ta vizitojë rajonin Aude sapo kushtet e motit t’ia lejojnë një gjë të tillë.

“Kemi 350 zjarrfikës në zonë dhe 350 të tjerë që janë nisur për atje. Janë mobilizuar 7 helikopterë e unë vetë informohem për situatën çdo një orë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gjashtë rajone të tjerë përveç saj në jugperëndim të Francës janë në gjendje alarmi portokalli, e dyta më e lartë në shkallen e paralajmërimeve nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i një partie të krahut të djathtë në Greqi…