Humbin jetën burrë e grua, kryetari i Junikut ngushëllon familjen Tofaj
25 dhjetor 2023
| 15:37
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka thënë se me dhimbje të thellë e pranuan sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku-Tofaj.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.
“Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”, ka shkruar në “Facebook” Shehu.