Humbin jetën dy persona në bjeshkët e Junikut

25 dhjetor 2023 | 15:20

Dy persona kanë humbur jetën në Bjeshkët e Junikut.

Sipas dyshimeve të para vdekja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Mjekësinë Ligjore”, ka thënë Nikçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata braziliane e futbollit është nën kërcënimin e suspendimit të…