Humbin jetën në një aksident në Gjermani, babai dhe vajza 6-muajshe nga Deçani
29 nëntor 2020
| 20:23
Një i ri nga Lluka e Epërme e Deçanit bashkë me vajzën e tij gjashtëmuajshe ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjermani.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.