Humbja e dytë për kryeqytetasit
27 nëntor 2022
| 20:58
Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e dytë në Ligën ENBL. Bardhekaltrit janë mundur në Talin të Estonisë nga Kalev/Cremo me shifrat 50:61 (12:21, 18:9, 10:16, 10:15).
Kalev/Cremo e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 5:13, dhe gjatë gjithë çereku të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 12:21. Por kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt në periudhën e dytë, ku barazoi shifrat në 30:30, sa përfundoi pjesa e parë.
Por, në pjesën e dytë, kundërshtarët e prishtinasve ishin më të mirë dhe triumfuan në fund 50:61. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse Kalev/Cremo një fitore e një humbje.
Te Prishtina më i dalluari ishte Dustin Thomas me 15 pikë e nëntë kërcime.