Humbja historike e Shkodrës, Berisha: Kush mendon se tërhiqem, sheh veshin pa pasqyrë

16 maj 2023 | 15:00

Sali Berisha duket se nuk e njeh rezultatin e Shkodrës, aty ku për herë të parë që nga viti 1992 është thyer bastioni i të djathtës.

I pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas rezultatit të thellë në favor të PS-së, Berisha është shprehur se nuk do të tërhiqet para “bandave të krimit shtetëror”.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 deri në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.

Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri…