Humbja më e madhe e pasurisë, miliarderi kinez humbet 27 miliardë dollarë
21 shtator 2021
| 13:49
Miliarderi kinez, Colin Huang është themeluesi i gjigantit kinez “Pinduoduo” dhe një nga biznesmenët më të pasur në botë.
Në një moment, pasuria e tij neto kishte arritur në 45 miliardë dollarë, duke e vendosur atë prapa njerëzve më të pasur të Kinës, Ma Huaten, “Tencent Holdings Ltd”. dhe Jack Ma i “Alibaba Group Holding Ltd”.
Kohët e fundit, megjithatë, ai humbi 27 miliardë dollarë, shuma më e madhe që ka kanë humbur miliarderët nëpër botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
Teknologjia e madhe, lojërat, mësimet në internet kanë marrë goditje.