Humbja nga Bashkimi ia “hanë” kokën Selmanit
10 shtator 2018
| 17:01
Agron Semani nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Vllaznisë së Pozheranit, pasi klubi ka vendosur për shkarkimin e tij.
Humbja e fundit si vendas ndaj Bashkimit (0-3) dhe një pikë e grumbulluar pas tri xhirosh ishin vendimtare por shkarkimin e Selmanit.
“Pas mbledhjes se jashtëzakonshme në mes te kryesisë se klubit dhe Agron Selmanit erdhëm në përfundim që të shkëputim bashkëpunimin e mëtejmë. Selmanin e falënderojmë për kontributin e dhënë në klubin tonë, ndërsa për veprimet e mëtutjeshme si klub do t’iu njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.
/Epoka e re/