Humbja nga Holanda për shkak të tetë mungesave
28 tetor 2020
| 15:11
Përzgjedhësja e Kosovës në futboll, Afërdita Fazlija, ka thënë se mungesa e tetë lojtareve të ekipit bazë e ka bërë të pamundur të bëhet një paraqitje e dinjitetshme ndaj Holandës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova pësoi 6:0 nga kampionia e Evropës, Holanda në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2022.
“Lojë e vështirë, tetë lojtare të ligës së Kosovës është e vështirë që t’i përballojnë dy ndeshje brenda tri dite, si dhe angazhimi i disa lojtareve të reja, duke debutuar përballë Holandës ka qenë e vështirë. Mungesa e tetë lojtareve të ekipit bazë na pamundësoi të bëjmë paraqitje më të dinjitetshme”, ka thënë Fazlija.