Humbja shokuese e Le Pen, kryeministri polak: Zhgënjim në Moskë dhe lehtësim në Kiev
08 korrik 2024
| 00:01
Humbje shokuese për Marine Le Pen, por nga ana tjetër një triumf i Frontit të Ri Popullor të së majtës, kanë qenë rezultatet e këtyre zgjedhjeve të zhvilluara në Francë, ndërsa partia e Emmanuel Macron u ngjit e dyta.
Pas këtyre rezultateve një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri polak, Donald Tusk, që ka përkrahur dhe mbështetur këto rezultate dhe fitoren e partisë së Jean-Luc Mélenchon.
“Zhgënjim në Moskë dhe lehtësim në Kiev dhe shumë të lumtur në Varshavë”, ka qenë ky reagimi i Donald Tusk në platformën X.