Humbje e thellë e Kosovës nga Çekia
16 korrik 2019
| 15:04
Paraqitje shumë të zbehtë ka pasur Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) në ndeshjen e dytë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Lituani.
Kosova pësoi humbje nga Çekia me rezultat të lartë, 32:10. Ndeshjen e fundit në kuadër të grupit A, Kosova e zhvillon të enjten ndaj Ishujve Faroe.
Është kjo edhe një ndeshje e vështirë për vashat U19, që me ndeshje të nivelit të lartë besojmë se do të ngritin nivelin dhe në të ardhmen do të kenë prezantim më të mirë.