![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/leo-messi.jpg)
Humbje qindra milionëshe për Barcelonën pas largimit të Messit
Barcelona jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga largimi i Messit, por katalonasit do të kenë humbje të konsiderueshme.
Tashmë, Barcelona nuk do ta paguajë Messin, por largimi i tij do t’i kushtojë shumë më shtrenjtë.
Sipas sektorit të financave të Barcelonës, largimi i Messit pritet t’i kushtojë klubit rreth 137 milionë euro.
“Blaugranasit” do të humbasin 17 milionë euro gjatë ndeshjeve të sezonit, 43 milionë euro në shitjen e fanellave dhe 77 milionë euro në fushën e biznesit.
Largimi i Messit ka bërë që shumë sponzorë të katalonasve të rishqyrtojnë pozicionin e tyre.
Në anën tjetër, Messi pritet të transferohet në Francë te Paris Saint-Germain (PSG).
https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1424700246219575304?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1424700246219575304%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fhumbje-qindra-milioneshe-per-barcelonen-pas-largimit-te-messit%2F