Humbje surprizë nga Houstoni, Bucks dhe Spurs
Surpriza në ndeshjet e NBA-s, siç është fitorja 107-102 që Clevelandi arriti ndaj Milwaukee, dy ekipe që renditen në skajet e kundërta të renditjes në Lindje. Ndeshje e dominuar shumicën e kohës nga Cavaliers, ku u dalluan Sexton me 25 pikë e Clarkson me 23. Pas kohës shtesë fiton Chicago, që mundi 126-120 Washingtonin, takim me rivalitet dhe emocione deri në fund. Markkanen me 32 pikë e 13 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.
Humbet San Antonio, që ndalet pas 9 fitoresh radhazi. Spurs u mundën 110-105 nga Miami, një tjetër rezultat surprizë. Për teksanët mundoi lojtari lider, ndërsa për Miami u dallua Dragiq, autor i 22 pikëve. Koha shtesë ndal Oklahomën, që u mund 123-114 nga Toronto. I zakonshmi Russell Westbrook realizoi 42 pikë e 11 rebound, por i vetëm nuk mundi të ndalte furinë kanadeze: Siakam 33 pikë, VanVleet 23 pikë e Leonard 22 pikë, raporton “telesport”.
Pas kohës shtesë ndalet edhe Houstoni, që u mund 126-125 nga Memphisi, ndeshje vendosur në sekondën e fundit. Conley me 35 pikë e Valanciunas me 33 pikë e 15 rebound u dalluan për Memphisin, duke i bërë të pavlefshme 57 pikë e Hardeni për teksanët. Orlando, falë 22 pikëve të Fournier dhe 20 të Gordon, mposhti 119-96 New Orleans, ndërsa Philadelphia fitoi duelin e pretendente me Bostonin 118-115. Ndeshje e mirë e Embiid, që realizoi 37 pikë e 22 rebound.
Rezultatet
Cleveland – Milwaukee 107-102
Orlando – New Orleans 119-96
Philadelphia – Boston 118-115
New York – Utah Jazz 116-137
Chicago – Washington 126-120
Memphis – Houston 126-125
San Antonio – Miami 105-110
Oklahoma – Toronto 114-123
Portland – Dallas 126-118