Hummels mund ta vazhdojë karrierën në Serie A
07 korrik 2024
| 13:14
Pas Romës, Napolit, Milanit, Interit dhe Comos, tani lojtari i lirë Mats Hummels po lidhet me një transferim të mundshëm tek Bologna në Serie A.
35-vjeçarit i skadoi kontrata me Borussia Dortmundin dhe tani po i vlerëson opsionet që ka në tavolinë për eksperiencën e tij të radhës.
Një produkt i akademisë së Bayern Munichut, ai ka kaluar të gjithë karrierën mes atij klubi dhe Borussia Dortmundit, por tani besohet se do të synojë aventurën italiane. Ka shumë opsione për të, duke përfshirë Romën, Napolin dhe ekipin e sapopromovuar Como.
Sipas ekspertit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, një kandidat tjetër është Bologna, të cilët tashmë e kanë edhe benefitin e të luajturit në Ligën e Kampionëve pasi përfunduan në pozitën e pestë në Serie A sezonin e kaluar.
Milani dhe Interi ishin gjithashtu të përmendura, por këto dy ekipe duket se prioritet kryesor e kanë një mbrojtës më të ri në moshë.