
Hummels: Ne dhe gjyqtari nuk ishim në nivel
20 shtator 2023
| 12:32
Borussia Dortmundi pësoi humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/2024 nga PSG-ja (2-0).
Pas kësaj humbje ka reaguar mbrojtësi gjerman Mats Hummels, i cili e pranoi se Dortmundi nuk luajti mirë, por edhe gjyqtari është paraqitur në nivel të dobët.
“Performancë e keqe nga ne me një fitore të merituar për PSG-në. Megjithatë gjyqtari nuk ishte në nivel. Shumë vendime të këqija si penalltia. Kështu që ata dhe ne duhet të përmirësohemi për ndeshjen e dytë”, ka thënë Hummels.