Hummels: Në ‘Euro 2020’ nuk turpërohemi sikur në Botërorin e 2018-s

09 qershor 2021 | 11:27

Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels është i sigurt se “Pancerat” do ta shmangë turpërimin e madhe në “Euro 2020”.

Trajneri Joachim Low bëri shumë ndryshime në ekipin kombëtar gjerman për kampionatin e kontinentit evropian, me synim për t’u përmirësuar nga eliminimi turpërues në fazën grupore në turneun e fundit.

Hummels, i thirrur përsëri në kombëtare bashkë me Thomas Mullerin për herë të parë që prej pensionimit të tyre të detyruar pas atij dështimi, ndien se ekipi i tanishëm gjerman është më i bashkuar tani, një ekip që do të sigurohet për ta shmangur çfarëdo eliminimi të hershëm.

Duke folur para Kampionatit Evropian që nis të premten më 11 qershor, mbrojtësi i Borussia Dortmundit ka thënë për “Kicker”: “Në atë kohë, e kishim telashe për ta gjetur njëri-tjetrin si ekip në stërvitje dhe në ndeshje. Por kjo sigurisht se nuk do të na ndodhë kundër Francës. E them sinqerisht se ndjesia tani është tjetër krahasuar me të atëhershmen”.

“Të gjithë duan të bashkohen si ekip, të gjithë jemi gati për ta flijuar veten për ekipin. Ne mund të shkojmë larg. Jemi në binarë: e kemi që i kemi aftësitë për ta fituar turneun”, ka shtuar Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj,…