Hummelsi arrin marrëveshje me Romën
04 shtator 2024
| 12:10
Mbrojtësi Mats Hummels do të jetë lojtari më i ri i Romës. Siç ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, klubi italian dhe mbrojtësi gjerman kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në kryeqytetin italian.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen dhe Borussia Dortmundit do të udhëtojë sot në Itali për t’i përfunduar testet mjekësore. Ai do të nënshkruajë kontratë me klubin italian deri në vitin 2025, ku pritet ta marrë një pagë prej 2 milion eurosh në sezon.
35-vjeçari është lojtari i ri që nga 1 korriku i këtij viti, pasi përfundoi kontratën me Dortmundin.