
Hummelsi nuk i kursen kritikat për trajnerin Low
27 mars 2019
| 16:45
Para se të luheshin ndeshjet kundër Serbisë dhe Holandës, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, zyrtarizoi një vendim të guximshëm në lidhje te “Mannschaft”.
Ai vendosi të largojë nga kombëtarja tre senatorë, kampionë bote, si Jerome Boateng, Thomas Muller dhe Mats Hummels.
Ky i fundit, duke folur për “Bild”, ka nuk e ka kursyer “helmin” në drejtim të trajnerit: “Ndoshta unë bëj gjëra, që nuk i pëlqejnë të tjerët. Pra, nuk jam i zemëruar, edhe pse disa njerëz marrin vendime, që kanë efekt negativ mbi mua”.