Hummelsi vazhdon kontratën me Dortmundin

24 maj 2023 | 14:54

Skuadra e Borussia Dortmund është afër triumfit në Bundesliga pas shumë viteve dhe i duhet vetëm një fitore në xhiron e fundit.

Sot gjatë ditës klubi gjerman ka bërë të ditur se ka firmosur kontratë të re me mbrojtësin, Mats Hummels. Mbrojtësi ka nënshkruar deri në vitin 2024. Gjatë këtij sezoni ai ka zhvilluar 29 paraqitje, ka shënuar një gol.

Kujtojmë që Dortmund gjatë vikendit luan ndaj Mainizt, dhe në rast të fitores ata shpallen kampion i Bundesligas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka arritur të mbrojë titullin e kampionit në Superligën…