Humolli: Adem Jashari u godit herët për ta shuar mekanizmin që do ta drejtonte luftën
06 mars 2024
| 22:18
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, deklaroi në Pressing në T7 se komandanti legjendar Adem Jashari u godit në kohën kur planifikohej ndërtimi i një fronti politik për drejtimin e luftës.
Ai tha se Adem Jashari u godit që të mos lejohej ndërtimi i këtij fronti.
“Në fazën e krijimit të frontit politik është goditja ndaj Adem Jasharit. Adem Jasharin policia e ushtria serbe e ka eleminu me familje për mos me leju me u ndërtu një front politik që e drejton luftën. Pse nuk e ka goditë me herët me shkatërru krejt, po e ka goditë në fazën kur ishte duke u krijuar një mekanizëm politko-ushtarak për me drejtu luftën”, tha Humolli në Pressing, transmeton Express.