Humolli i LV-së: Politika e BE-së është pro-serbe

22 nëntor 2022 | 22:04

Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka deklaruar se politika e Bashkimit Evropian është politikë proserbe.

Duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ilegale, Humolli tha se është e pamundshme të pritet një qasje e paanshme nga Josep Borell e Mirosllav Lajçak, sepse siç tha ai, vijnë nga vendet të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Politika e Bashkimit Evropian është proserbe për arsye se Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe ka vu një emisar siç është Lajçaku, pra prej një shteti të Evropës që nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe logjikisht është e pamundshme që Borell dhe Lajçak të jenë asnjanës”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë1, ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk e ka vlerësuar asnjëherë të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në Ballkan.

“Gabimi politik që është hy në garë se kush po shkon me bisedu me BE-në nuk e kanë vlerësuar se Bashkimi Evropian praktikisht në mënyrë të vazhdueshme ka qenë më shumë proserb sesa pro të drejtës së shqiptarëve me jetu të lirë dhe kurrë njëherë nuk e kanë vlerësuar të drejtën për të jetuar të lirë shqiptarët në Ballkan. Si rezultat i ndihmës së shteteve evropiane që e kanë ndihmuar Serbisë, e kanë trimëruar Serbinë që të bëjë gjenocide në periudha të ndryshme historike kundër shqiptarëve dhe në vend se shtetet evropiane të jenë më korrekt në raport me gjendjen aktuale por edhe me historinë ata janë duke i hapur varrët e vjetra”, tha ai.

Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sidomos ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është i përkushtuar dhe angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave. Teksa ka theksuar se SHBA-ja dhe ambasadori amerikan, Hovenier janë në kontakt me Brukselin për targat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit nga Manchester United. Sulmuesi…