Humolli: Politikisht, e shoh më afër LV-në me LDK-në

28 mars 2025 | 15:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po e pengon një qeveri të formuar nga opozita.

Ai ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, në lidhje me pozicionin që po mban.

“Jemi në një situatë të paqartë nga LDK, Z.Abdixhiku, ka një pozicionim i cili nuk po e lehtëson ecjen përpara, ose po e vështirëson një marrëveshje të opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka qenë i pavarur, Fatmir Humolli.

Humolli tha se politikisht e sheh më afër Lidhjen Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje. “Politikisht e shoh më afër LDK-në me LVV-në. Për arsye të grupit të Vjosa Osmanit në LVV, dhe këtu mund të kemi mundësinë me u bë bashkë me t’a, Lidhja Demokartike e Kosovës”, tha shkurt Humolli për “Gazeta Blic”.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku reagoi menjëherë ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”. “Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, tha Abdixhiku në reagimin e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arian Azemi tregoi edhe një herë pse është lider i…