Humolli: Shpërndarja e Kuvendit, në interes të Serbisë
21 maj 2024
| 08:44
Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit.
“Duhet të shkarkohet qeveria sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë,” tha Humolli.
Për Humollin, shpërndarja e Kuvendit është në interes të shtetit serb.
“Shpërndarja e Kuvendit është në interes të Serbisë dhe të Perëndimit që për momentin është shumë proserb”, deklaroi Humolli në Rtv Dukagjini.