Humolli: Të shmangen grumbullimet në masë

17 korrik 2022 | 15:56

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se rritja e rasteve me koronavirus që vendi po përjeton së fundmi ka qenë diçka e pritshme, për shkak të grumbullimeve në masë.

Ajo thotë se OBSH-ja aktualisht nuk i sheh si opsion kthimin e maskave dhe kufizimeve të lëvizjes, por shton se qytetarët duhet të shmangin aktivitetet ku ka grumbullim të njerëzve, sikurse dasmat.

Në këtë intervistë ajo flet edhe për procesin e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës kundër koronavirusit dhe tregon nëse shteti ka arritur synimet e vendosura për vaksinim.

“Ajo që është duke ndodhur në Kosovë është diçka e pritshme, duke pasur parasysh faktin që numri i rasteve me COVID-19 rritet në momentin kur shtohen aktivitetet e grumbullimit në masë. Jemi dëshmitarë të asaj se në momentin kur kanë filluar të organizohen ngjarje të ndryshme, atëherë edhe ka filluar edhe rritja e numrit të rasteve. Ajo çka preferohet nga OBSH-ja është që t’i iket grumbullimit të njerëzve sidomos atyre që mund t’u iket, siç janë organizimet për ribashkime të mbrëmjeve të maturave, mundësisht edhe dasmave me një numër sa më të ulët të rasteve. Kthimi i maskave dhe kufizimeve të lëvizjes për momentin nuk janë si opsion, si alternativë as nga OBSH-ja, e as nga shtetet e ndryshme. Por, jemi duke e vëzhguar situatën”, ka thënë Humolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elbasan SAHITI, Vjenë - Erlangen "Në vendin tonë kudo valojnë…