Humolli: U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe
14 qershor 2022
| 14:06
Deputetii LV-së, Fatmir Humolli, ka folur për Klan Kosova pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale.
Humolli tha për gazetarin Haris Ademi se u pa rezultati koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe.
Ai theksoi se do ta kundërshtojë fuqishëm.
Fatmir Humolli shtoi se nuk ka qenë anëtar Vetëvendosjes, vetëm ka garuar si kandidat i pavarur në listën e LV-së.
“U pa rezultati i koalicionit Vetëvendosje – Lista Serbe. Unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes. Kam qene kandidat i pavarur në listën e LV-së. Do të shoh çfarë do të ndodh në lexim të dytë. Do ta kundërshtojë fuqishëm”, ka thënë Humolli.
Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin për pagën minimale.