Humolli: Vetëvendosje nuk e kupton dallimin në mes partisë dhe shtetit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partisë në pushtet.
Duke e komentuar mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në seancat e thirrura nga opozita, Humolli ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk arrin ta bëj dallimin në mes të partisë dhe shtetit.
“Po shihet papërgjegjësia e LV-së nuk e kupton çka është institucioni, dallimin mes partisë politike dhe Kuvendit është nënçmim i elektoratit të vetë”, ka thënë Humolli, i cili në fillim të kësaj legjislature ka qenë deputet i LV-së.
Në një prononcim për “Front Online”, ai ka deklaruar se partia e Albin Kurti nuk i kupton rrethanat në të cilat gjendet Kosova.
“Qeveria është shkurtpamëse dhe nuk e dinë që lufta është brenda partive politike e nuk e kupton që Kosova është mbikëqyrje të madhe ndërkombëtare dhe një luftë politike me faktorë të ndryshëm ndërkombëtar që duhet të jemi më të përgjegjshëm që me ju tregu që ne e duam më shumë Kosovën se ata”, ka thënë Humolli.