Hungari – Kosovë, mbyllet baras pjesa e parë
26 mars 2024
| 19:53
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore mes Hungarisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.
45 minutat e parë të këtij takimi u mbyllën baras dhe pa gola.
Kosova pati një paraqitje për t’u vlerësuar gjatë kësaj pjesëloje, teksa rastin më të mirë e regjistruan përmes Edon Zhegrovës, i cili iu afrua golit në minutën e nëntë me një goditje të rrezikshme.
Në anën tjetër, hungarezët nuk rrezikuan asnjëherë portën e Arijanet Muricit.
Edhe posedimi i topit ishte në favor të “Dardanëve” – 45% me 55%.