Hungari-Portugali, 0-3
15 qershor 2021
| 19:54
Hungaria e humbi ndeshjen në të cilën luajti për mrekulli për 84 minuta.
Një lëshim në mbrojtje i kushtoi hungarezëve me gol, pasi Raphael Guerreiro i ndihmuar nga një mbrojtës i Hungarisë shënoi për 0-1. Tre minuta me vonë nga penalltia shënoi Cristiano Ronaldo, për rezultatin 0-2. Ronaldo shënoi edhe një herë në minutën shtesë për të vulosur rezultatin final 0-3.
Në kuadër të këtij grupi sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja mes Francës dhe Gjermanisë.
/Epoka e re/