Hungaria humbet kapitenin ndaj Shqipërisë, ka dalë pozitiv ndaj Covid-19
05 shtator 2021
| 16:03
Hungaria do të jetë pa yllin e skuadrës Adam Szalai ndaj Shqipërisë. Sulmuesi 33-vjeçar, që mban edhe shiritin e kapitenit në përfaqësuesen hungareze, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet e UEFA-s dhe nuk do të mund të luajë pasditen e sotme në “Elbasan Arena”.
Federata Hungareze ka njoftuar se në një test tjetër mbrëmjen e të shtunës, Szalai rezultoi negativ, por për sfidën ndaj Shqipërisë nuk mund të grumbullohet, pasi merren për bazë vetëm testet zyrtare të UEFA-s.
Sulmuesi që vesh fanellën e Mainzit në Bundesligën gjermane është lider i repartit të avancuar te Hungaria, pasi numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen.