Hungaria mbështet Kosovën në rrugën euroatlantike
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.
Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe ja theksuar i nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.
Ndërsa ambasadori hungarez, Bela Bozsik, pasi e ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, ka rikonfirmuar angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.