Hungaria miraton ligj që u ndalon të pastrehëve të flenë në hapësira publike
14 tetor 2018
| 21:10
Një ligj që i ndalon personat të cilët nuk kanë një banesë fikse të flenë në hapësirat publike në Hungari, u miratua nga qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe pritet të hyjë në fuqi të hënën, një masë e cilësuar “mizore” nga një raportuese OKB-së për strehimin.
Një amendament kushtetues i miratuar nga parlamenti hungarez më 20 qershor ndalon “qëndrimin e vazhdueshëm në një hapësirë publike”, përcjell “ata”.
Ky amendament e forcon një ligj të vitit 2013 që e bën atë një vepër penale të dënueshme me gjobë.
Policia është autorizuar tashmë për të larguar të pastrehët dhe për të prishur kasollet dhe ambientet e improvizuara për strehim.