Hungaria ndal kampionët e Botës në Budapest
Franca nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hungarisë.
Në Budapest, skuadra e Deschamps vuan jo pak presionin nga tifozeria vendase. Ndeshja nisi më mirë për “gjelat” që ju afruan golit me Benzema që në minutën e 14-të, por që do të ndalej nga një pritje mjaft e mirë e Gulasci.
Në të 31-ën, është Mbappe, që shërben një asist fantastik me tak për Benzema, por sulmuesi i Realit e dërgon topin jashtë kuadratit. Kur pritej goli nga Franca do të vinte nga vendasit.
Në shtesën e pjesës së parë, Fiola del mjaft mirë në aksion personal, shmang dhe Varane dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Lloris.
Franca hidhet e gjitha në sulm në fillimin e pjesës së dytë. Në minutn e 66-të, pas një kundërsulmi të shpejt të Mbappe, mbrojtësi Orban gabon duke i dhuruar topin Griezmann, i cili e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.
Dembele i dha një tjetër ritëm lojës së francezëve duke goditur edhe shtyllën, ndërkohë që në minutat e fundit, Mbappe humbi një rast të mirë shënimi. Me këtë barazim Franca ngjitet në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Hungaria mban gjallë shpresat për kualifikim.