Hungaria do t’i ndëshkojë personat që u ndihmojnë emigrantëve ilegalë
Qeveria hungareze ka hartuar ligje të reja për të kriminalizuar ata që u ndihmojnë emigrantëve ilegalë për të kërkuar azil.
Në rast se miratohet në këtë formë, legjislacioni do të kthente printimin e fletushkave me informacione për azilkërkuesit dhe ofrimin e këshillave ligjore në vepër penale.
Po ashtu pritet të ndryshohet edhe kushtetuta për të parandaluar shtete tjera të Bashkimit Evropian që të transferojnë azilkërkuesit në Hungari.
Kryeministri nacionalist, Viktor Orban është duke sfiduar politikën evropiane për migrimin.
Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia kundërshtojnë skemën e Bashkimit Evropian për strehimin e 160,000 refugjatëve nga Siria dhe Eritrea në vendet evropiane që janë aleate me Italinë dhe Greqinë, pasi kampet në këto vende janë të mbipopulluara, raporton “Rel”.
Partia Orbanit, Fidesz ka fituar dy të tretën në parlament derisa votimi i ligjit të ri pritet të ndodhë javën e ardhshme.
Orbani ka fituar një tjetër mandat të kryeministrit muajin e kaluar.
Legjislacioni që është quajtur “Ndalo Aktin e Sorosit” reflekton antipatinë e Qeverisë ndaj miliarderit, George Soros, të cilin qeveria e akuzon për nxitje të imigrimit të myslimanëve në Evropë.