“Hutohet” Justin Bieber, lutet për Izraelin me foton e Rripit të Gazës
Prej 70 vitesh, Izraeli dhe Palestina janë në një “luftë” të pafund dhe të përgjakshme, që mesa duket nuk duket se do të marrë fund.
Shumë të famshëm kanë reaguar lidhur me konfliktin.Mes tyre edhe këngëtari Justin Bieber , i cili ka qenë në shënjestër të përdoruesve në rrjetet sociale.
Ylli 29-vjeçar ka postuar një mesazh mbështetjeje për Izraelin në llogarinë e tij personale në Instagram me një foto të shkatërrimit në Rripin e Gazës.
Postimi, ku shkruhej “Lutemi për Izraelin”, tërhoqi kritika negative si nga fansat e tyre ashtu edhe nga bota.
Mesazhi i Bieber erdhi pasi trazira të dhunshme që kanë shpërthyer në rajon me shumë ndërtesa, dyqane dhe xhami në Gaza të shënjestruara nga sulmet e Hamasit në territorin izraelit.
Ylli nga Kanadaja tërhoqi shpejt vëmendjen e publikut por jo ashtu siç priste. Brenda më pak se një ore, ai fshiu postimin origjinal dhe rifuti mesazhin që donte të përcillte me të njëjtat fjalë, por pa sfondin e diskutueshëm.
Më konkretisht, ai shkroi: “Nuk jam i interesuar të zgjedh një anë. Më dhemb si miqtë e mi izraelitë dhe palestinezë”. Por e fshiu pak më vonë.
Pavarësisht se postimi u fshi, lëvizjet e tij të çmendura nuk kaluan pa u vënë re nga afro 300 milionë ndjekësit e tij. Shumica filluan të pyesin veten nëse ai vetë është në dijeni të situatës.