HYDAJET HYSENI HEROI I GJALLË I DEMONSTRATËS SË 1 PRILLIT 1981

01 prill 2025 | 21:59


Ismet Sylejmani,

Pak ka njerëz në histori që dominojnë një orë, një ditë, një javë, një muaj, një vit, një dekadë, një datë apo edhe më shumë!

Nëri nga ata është HYDAJET HYSENI i cili demonstratës së 1 Prillit 1981, ia ka dhënë vulën e Tij!

Fjalimi që e ka mbajtur ne Prishtinë, më 1 Prill 1981, Udhëheqësi më i madh ilegal shqiptar i atyre viteve dhe përsoni më i kërkuar nga ish-jugosllavia Hydajet Hyseni, ishte ngjarja më e madhe historike dhe më e shënuara në daljet publike, politiko-patriotike të bijve udheheqës të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Historia nuk mban mend që para datës 1 Prill 1981, përpos Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, që një shqiptar, të ketë mbajtur fjalim politik kombëtar, të nivelit të lartë përmbajtesor, e të goditjes direkte të regjimit tistist, në çfarëdo hapsire publike, para popullit, e në asnji vend tjetër të Kosovës dhe viseve të banuara me popullatë shqiptare në ish-jugosllavi, sikur ai i ilegalit shqiptar e me nam, shqiptarit historik Hydajet Hyseni!

Më 1 Prill 1981, në Qendër të Prishtinës, ka gjëmuar zëri gjigant i besnikut të historisë së mirfilltë kombëtare Hydajet Hysenit, fjalim që e përcillte me saktësi, jehonën e Tij, arma historike që e mbante në gojë, Megafoni, fjalim i cili do të mbetet i zjarrtë dhe i vetmi si i tille, në historinë e popullit shqiptar!

Burrë e bir besnik, të tillë deri në ato momente nuk kishte pasur dhe nuk kishte njohur populli ynë, sikur Hydajet Hyseni, që i dilte zot Atdheut dhe e dëgjonte orën e Tij historike, populli i shumë vuajtur, Atdheu i robëruar dhe i tërë Kombi!

Jehona e fjalimit historik, me armen e Tij Megafonin, ishte dëgjuar nga i tërë populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të saj, pra ishte dëgjuar kudo edhe në mbarë botën!

E tërë ish – Federata Jugosllave, nga kufiri me Austrinë e deri në atë me Greqinë, pra nga Sllovenia deri në Maqedoni, e kishte degjuar fjalimin e shqiptarit të madh e të papërsëritshëm, të demostratës së 1 Prillit 1981, që e kishte mbajtur në Qender të Prishtinës, në zemër të Kryqytetit të Kosovës!

Hydajet Hyseni, ishte, është dhe mbetet shqiptari legjendar, i cili më 1 Prill 1981, mbajti fjalim që për shekujt e për mijëvjeqarët e ardhshëm, të historisë së popullit tonë, do të gjëmojë e do të jehojë fuqishëm, e nuk do të harrohet kurrë!

Hydajet Hyseni më 1 Prill 1981, jo vetëm e dominoi, por u tregua udhëheqësi më i madh dhe më i pakompromis për të drejtat e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi!

Hydajet Hyseni, me daljen ne tribunën e kombit, me fjalimin e Tij historik, udhëheqjen antishqiptare të jugosllavisë dhe republikave te sja, i kishte demaskuar me fjalimin e Tij, sepse jo vetëm ju kishte mbirë nga dheu, por edhe ua kishte çjerrë maskën, ngase ishte ngritur si Ante më 1 Prill 1981 dhe e 1 Prillin e vitit 1981, e kishte vulosur me emrin e Tij!

HYDAJET HYSENI DEMONSTRATES SË 1 PRILLIT 1981 IA KA DHËNË VULËN E TIJ!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Prill 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e…