
Hydajet Hyseni: Të respektohen procedurat për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet
Deputeti i Vetëvendosjes mendon se në ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet duhet gjetur kompromisi. Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Hyseni tha se pavarësisht rëndësisë së ndryshimit të këtij ligji, nuk duhet anashkaluar procedurat.
“Trajtimi i kërkesave e vërejtjeve të tyre të shumta që janë pastaj edhe vërejtje të vendeve nga të cilat vijnë ata natyrisht meriton respekt dhe e justifikon edhe qasjen e nxituar”, tha Hyseni.
“Por kjo nuk do të thotë që s’duhet të respektohen procedurat dhe në raste të tilla mendoj që më mirë se sa politizimi ekstrem dhe kërkimi i preteksteve për ta bllokuar këtë proces është të gjendet një zgjidhje kompromisi. S’po përfundon me këtë shqyrtim me gjatë do të jetë shqyrtim në parlament, leximi i parë, leximi i dytë, të gjitha lëshimet eventuale mund të shqyrtohen, mund të ndryshohen, mund të amandamentohen. Mendoj se kjo mund të jetë mënyra adekuate. Meqë ka qenë edhe përpara si projekt e mira do të ishte të procedohej në procedurë të rregullt”, shtoi ai.