Hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid në Shqipëri
06 shtator 2021
| 11:29
Nga sot Shqipëria ka filluar aplikimin e masave të reja për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë është thënë se nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë;
Të kenë Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve;
Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Sikurse vendet e tjera të Ballkanit, edhe Shqipëria, javëve të fundit, ka parë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.