“Hyjnesha në fron” për 8 muaj në Dubai!
Shkruan: Ferat Shala
Një delegacion i madh i kryesuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kishte marr pjesë në panairin “Expo Dubai”.
Ky delegacion i shoqëruar me shumë afera dhe shpenzime, me vete kishte pasur edhe një numër të konsiderueshëm të artefakteve, siç është “Hyjnesha në fron” dhe shumë të tjera, që kanë vlerë të madhe kulturore, historike dhe kombëtare.
Për çudi, panairi “Expo Dubai” ka përfunduar me 31 mars 2022. Delegacioni i Kosovës kthehet në Kosovë, por jo edhe artefaktet të cilat mbesin nën mëshirën e askujt për 8 muaj!
Më saktësisht ato kthehen me 31 tetor 2022 në Kosovë.
Si ka mundësi që artefaktet origjinale të mbesin në Dubai, kurse delegacioni të kthehet në Kosovë?
A thua u kthyen të gjitha artefaktet?
Kush dhe si ishte kujdesur për mirëmbajtjen e tyre, duke ditur se këto artefakte kanë nevojë për kujdes të veçantë?
Cila realisht është gjendja e tyre pas kthimit?
Kush i ka verifikuar nëse janë origjinalet ato që janë kthyer në vend?!
A ka Ministri të Kulturës ky vend?!
Këto dhe shumë pyetje të tjera duhet që instancat profesionale dhe gjyqësore t’i verifikojnë.