Hyka “fluturon” nga Amerika në Izrael
31 janar 2019
| 15:55
Futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën në Izrael. Futbollisti kuqezi do të lëvizë nga Amerika drejt ekipit të Makabi Netanjah, që mban vendin e pestë në renditje.
Këtë lajm e ka bërë vet të ditur klubi izraelit në faqen zyrtare në “Facebook”.
Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura dhe ky do të jetë shteti i shatë që 30-vjeçari do të luajë, pas Norvegjisë, Greqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Amerikës dhe normalisht Shqipërisë.