![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Hykmete-Bajrami..png)
Hykmete Bajrami: Albin, qytetarët nuk ju votuan t’i gjobitni nga 5 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e Qeverisë për taksën 5 euro për automjetet në Kosovë.
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim është gjobë ndaj qytetarëve.
Postimi i Plotë:
Albin, qytetarët nuk ju votuan t’i gjobitni nga 5 euro
Kam pritur se kundër taksës së re prej 5 euro do të dalin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes. Natyrisht, edhe kam pritur reagim nga Albin Kurti, i cili si Kryeministër po gjen kohë për gjithçka – për takime me Vucicin, për shëtitje në Athinë – por jo për hallet e qytetarëve.
Madje, po heshtë edhe Presidentja fuqiplotë e Republikës, zonja Osmani, e cila në vizitën e saj zyrtare si UD presidente e pati kritikuar rëndë Ramën për taksën rrugore, e cila po ashtu është 5 Euro.
Pra, pushteti i Vetëvendosjes që premtonte edhe heqjen e taksës rrugorë të Shqipërisë, tash çohen e iu vendosin dënime qytetarëve prej 5 euro për një letër ngjitës.
Vetëvendosje dhe pushteti i Albin Kurtit premtonte luftë kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa tash po japin shumicën e tenderëve pa i respektuar procedurat. Herë, herë po ua japin tenderët edhe ish-punëdhënësve të zyrtarëve të Vetëvendosjes.
Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtonin luftë kundër varfërisë ndërkohë sot kanë nisur të kujdesen për oligarkët.
Dikur thonin se kushërinjtë janë për dasma e sot janë ulur këmbëkryq në institucione kushërinjtë, nipat e mbesat.
Për çdo ditë, Vetëvendosje dhe Albin Kurti po e dëshmojnë se i kanë mashtru votuesit e posaçërisht pleqtë, mjekët, fëmijët.
Kryeministër kur do të takoheni me Aleksander Vuciqin?