Hykmete Bajrami e LDK-së: Qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar këtë vend, propaganda nuk kalon

14 maj 2023 | 18:06

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

Këto kritika vijnë pas një raporti të Bankës Botërore.

“Banka Botërore po thotë që Kosova ka bërë progres dekadën e fundit, nuk po thotë që Kosova ka bërë progres dy vitet e fundit.Andaj në vend që t’i deformoni deklaratat dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare si këtë të Bankës Botërore, është mirë të pranoni që megjithatë qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar këtë vend. Që dy vite është radha juaj dhe eksperimentet e juaja veç progres s’po i sjellin vendit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Sipas Bajramit raporti financiar i tremujorit të parë të këtij viti thotë se qeveria ka shpenzuar mbi 207 milionë euro për subvencione dhe vetëm 40 milionë euro për investime kapitale.

Postimi i saj:

Propaganda nuk kalon!

Banka Botërore po thotë që Kosova ka bërë progres dekadën e fundit, nuk po thotë që Kosova ka bërë progres dy vitet e fundit.

Andaj në vend që t’i deformoni deklaratat dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare si këtë të Bankës Botërore, është mirë të pranoni që megjithatë qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar këtë vend. Që dy vite është radha juaj dhe eksperimentet e juaja veç progres s’po i sjellin vendit.

Se sa zhvillim po bën qeveria mjafton të shihni raportet e vetë Qeverisë. Raporti financiar i tremujorit të parë të këtij viti thotë se qeveria ka shpenzuar mbi 207 milionë euro për subvencione dhe vetëm 40 milionë euro për investime kapitale.

Politikat e lëmoshës nuk na shpien gjenkundi, andaj lerëni propagandën e nisjani punës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit u takuan më 14 maj…