Hykmete Bajrami e merr detyrën në krye të Ministrisë së Financave dhe Transferevea
04 qershor 2020
| 18:38
Ministrja Hykmete Bajrami pas pranimit të detyrës së ministres së Financave dhe Transfereve, u takua me stafin menaxherial të Ministrisë, ku u shpreh se emërimi i saj në këtë detyrë është përgjegjësi por dhe privilegj i madh.
Ajo ka deklaruar se duke pasur parasysh situatën ekonomike të krijuar nga pandemia COVID19 dhe kërkesat e shumta buxhetore për mbështetje në luftimin e Pandemisë të cilat presin për ti zgjidhur na obligojnë të gjithë neve që bashkërisht tu japim zgjidhje të drejtë për të siguruar një të ardhme financiare të qëndrueshme e kjo arrihet nëse ne krijojmë kushte të favorshme për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave. (A. M / Epoka e re)