Hykmete Bajrami falendëron votuesit e LDK-së: Mbështetja për mua është trefishuar

22 shkurt 2025 | 12:50

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi u zgjodh deputete për një mandate tjetër.

Në një shkrim në rrejtin social Facebook, Bajrami ka thënë se mbështetja për të është trefishuar nga hera e kaluar.

“Personalisht, jam mirënjohëse dhe e prekur thellë nga besimi juaj. Në këto zgjedhje, deri më tani, kam marrë 49,158 vota, duke trefishuar mbështetjen nga hera e kaluar. Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe për mua.

Prej më shumë se një dekade e gjysmë, unë jam aktive në politikë vetëm falë besimit tuaj. Kam shërbyer si ministre tri herë dhe kam qenë në opozitë tri herë. Në mandatin e kaluar, kryesisht jam angazhuar në dekonstruktimin e propagandës së qeverisë dhe në mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Kam dhënë maksimumin për të qenë zëri i qytetarëve dhe puna ime është shpërblyer me besimin që me keni dhënë” – ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, e kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan…