HYMNI I FLAMURIT

06 janar 2020 | 08:06

FAN NOLI

HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o flamur shkabɛ,
O vɛnd e vatr’, o nɛn’ e babɛ
Lagur me lot, djegur me flagɛ,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesɛ shkɛmbi, tmerr tirani,
S’ tɛ trɛmp Romani as Venecjani,
As Sɛrp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math pɛr Vegjɛli.

Flamur qɛ lint Shɛn Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishterimin,
Çpall midis feve vllazɛrimin,
Flamur bujar pɛr Njerɛzi.

Me Skɛnderben’ u-lavderove
Dhe nɛ furtun’ i funtmi u-shove
Me Malon prapɛ lart vrapove,
Yll i pavdekur pɛr Liri.

Sa shpesh pastaj pɛr-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushɛ-kuq, o shkabɛ-zi.

Pɛrpjetɛ pri-e Shqipɛrinɛ
Pɛrlintj’a shpirtin dhe fuqinɛ
Diell pɛr vllanɛ, yrnek pɛr fqinɛ
Pɛr botɛn ɛndr’ e qjell i ri.

(Kjo poezi është marrë nga botimi i Federatës “Vatra”, Boston, më 1948, kurse është ribotuar në gazetën “Epoka e re” me rastin e 138-vjetorit të lindjes së Fan Stilian Nolit).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Më 10 Janar 2020, do të rivarroset në…