Hyn në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky është mesazhi i Veselit
05 gusht 2019
| 21:14
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se sot ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.
“Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.