Hyn në fuqi qarkullimi i kufizuar i automjeteve në Shqipëri

16 mars 2020 | 09:37

Të hënën qarkullimi i automjeteve në Tiranë do të jetë i kufizuar. Duke nisur nga mesnata e sotme deri në orën 8.00 të mëngjesit të gjitha automjetet mund të qarkullojnë lirshëm. Pas kësaj ore qeveria ka marrë vendimin që ta ndërpresë qarkullimin. Nga një vëzhgim i “Ora News” rezulton se qarkullimi i automjeteve është ulur ndjeshëm. Më pas qarkullimi do të rihapet përsëri në orën 16:00 deri në orën 17:00. Kjo bëhet në kuadër të masave të marra për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit. “Qarkullimi i automjeteve që nuk është pjesë e shërbimeve shtetërore në lëvizje apo shërbimeve private që e kanë të domosdoshme lëvizjen. Do të jetë e ndaluar rreptësisht për çdo automjet tjetër jashtë fashave të lejuara për vajtje/ardhje në punë”, tha Rama dy ditë më parë. Kryeministri ka deklaruar se kush shkel rregullat e këtij regjimi do të ndëshkohet me heqjen e patentës së drejtimit për tri vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA pezulloi Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike "Korporata e…