Hyn në fuqi rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave
15 maj 2023
| 16:53
Janë bërë të gjitha hapat për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Instituti EPIK ka njoftuar se sot hyn në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850 e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka bërë me dije drejtori i këtij instituti, Demush Shasha.