Hyn në fuqi rregullorja për “Përfituesit nga skema e bursave”
Sot është nënshkruar Rregullorja për “Përfituesit nga Skema e Bursave” ku si qellim i saj është përcaktimi i rregullave për emërimin e përfituesve të bursave të shërbimit civil të Kosovës.
Nënshkrimin e saj e bëri, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar duke u mbështetur në nenin 36 të Ligjit për Zyrtarët Publik i cili ka hyr në fuqi si pjesë e pakos reformuese të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Me hyrjen në fuqi të kësaj rregullore të gjithë përfituesit e skemave të bursave në bazë të një marrëveshjes ndërkombëtare të cilët kanë përfunduar studimet Master jashtë vendit do të përjashtohen nga procedurat e pranimit në shërbimin civil dhe këtë mënyrë atyre do të u mundësohet punësimi varësisht nga profili që ata kanë zgjedhur në studim.