Hyn në fuqi vendimi për policat me Malin e Zi dhe ai për kompensimin e policave për bashkatdhetarët

01 korrik 2021 | 01:15

Vendimi për njohje reciproke të policave TPL plus me Malin e Zi si dhe vendimi për kompensimin e policave për automjetet dhe motoçikletat e bashkatdhetarëve kanë hyrë në fuqi sonte në mesnatë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” dëshmitë se këto vendime kanë filluar të zbatohen.

Mazreku ka thënë se të dy vendimet janë shumë të rëndësishme si për lehtësim të qarkullimit, por do të kenë impakt edhe në aspekt financiar, pasi që sipas tij qytetarët e Kosovës për të kaluar në Mal të Zi mund ta shfrytëzojnë vetëm policën TPL plus e cila vlen edhe për Maqedoni dhe Serbi, derisa për bashkatdhetarët të cilët hyjnë nga mesnata në vendin tonë, Qeveria e Kosovës do të mbulojë policën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-hulumtuesi i Human Rights Watch gjatë luftës në Kosovë, Peter…